Sherr mes të miturve në Pogradec, dëmtohen në fytyrë dhe trup 2 prej tyre
Një sherr raportohet të ketë ndodhur midis dy të miturve brenda ambienteve të shkollës së mesme të Bucimasit në Pogradec.
Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se nga sherri të dy të miturit kanë pësuar dëmtime në trup dhe fytyrë.
Po ashtu mësohet se minorenët janë pjesë e së njëjtës klasë dhe sherri ka nisur për motive të dobëta.
Pjesë e konfliktit janë bërë dhe të tjerë të mitur të cilëve u është marrë deklarimi, ndërkohë që çështja ju referua prokurorisë për plagosje të lehtë me dashje.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grushte, një bashkëmoshatarin e tij, në ambientet e shkollës së tyre të mesme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, eskorta e kryeministrit mbërrin në Pallatin e Brigadave (VIDEO)
U plagos nga helika e skafit në Vlorë, 17-vjeçari në gjendje të rëndë! Dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës
- 10:17 Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
- 10:16 Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje
- 10:04 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, eskorta e kryeministrit mbërrin në Pallatin e Brigadave (VIDEO)
- 10:03 Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
- 09:50 U plagos nga helika e skafit në Vlorë, 17-vjeçari në gjendje të rëndë! Dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës
- 09:41 Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit