Breçani në burg, djali në kërkim. Lista e plotë e të arrestuarve dhe atyre në kërkim
Euronews Albania ka siguruar listën e plotë të 11 urdhër arresteve të lëshuara nga SPAK, në kuadër të operacionit ku u godit një grupi i strukturuar kriminal, mes të cilëve dhe drejtues dhe ish-drejtues të lartë të policisë.
Në kuadër të operacionit është arrestuar ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe është shpallur në kërkim djali i tij Eralbi Breçani, të cilët akuzohen për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Pastrim parash”.
Po ashtu, është arrestuar edhe Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. Ndaj shefit të krimeve janë ngritur disa akuza për disa vepra penale, një prej të cilave dyshohet se është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje.
Një ndër punonjësit e policisë që është shoqëruar është edhe Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.
Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me, Ervis Martinaj.
Urdhër-arrestet u lëshuan pas ardhjes nga autoritetet franceze të dekriptimeve të aplikacionit Sky.
Të arrestuar:
- Erzen Breçani, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës
- Dedan Gjoni, Shef seksioni per hetimin e Krimeve në Komisariatin numër 6
- Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit
- Bujar Germizi, emër i njohur i botës së krimit në Kukës
Në kërkim (Nuk ndodhen në Shqipëri)
- Besmir Mustafi
- Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit
- Ervin Mata
- Besmir Murati
- Artan Sulejmani
- Albert Prenga
- Bajram Gerbova
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)