Tajani mbron marrëveshjen: Shqipëria vend mik, mbështetje për në BE

21 Nëntor 2023 | 13:48

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani ka deklaruar se, marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët është një pjesë e rëndësishme e strategjisë tërësore të qeverisë italiane për të frenuar fluksin e emigracionit ilegal.

Duke raportuar në Parlament, Tajani ka nënvizuar se Italia synon të dalë me një qasje të re në menaxhimin e flukseve migratore dhe ka shtuar se luftimi i trafikut të qenieve njerëzore është prioritet i qeverisë.

“Protokolli i nënshkruar me Shqipërinë parashikon që në të dyja qendrat nuk do të mund të qëndrojnë mbi 3 mijë emigrantë njëkohësisht. Gjithashtu, emigrantët do të mund të arrijnë në portin shqiptar vetëm me anijet e autoriteteve italiane që kanë ndërhyrë në operacionet e shpëtimit”, ka deklaruar Tajani.

Shefi i diplomacisë italiane ka saktësuar se, në asnjë rrethanë nuk do të tërhiqen me rimorkio varkat e skafistëve dhe se drejt Shqipërisë nuk do të dërgohen anije të menaxhuara nga organizatat joqeveritare.

Sipas tij, emigrantët do të kenë të njëjtin trajtim që parashikohet nga normat italiane dhe evropiane.

“Parandalimi i nisjeve ilegale, forcimi i kufijve të jashtëm, luftimi i skafistëve, përmirësimi i sistemit të riatdhesimit dhe prioritete të tjera janë përbërësit kryesorë të qasjes së re që po përpiqemi të afirmojmë në Evropë dhe është në këtë kornizë që hyn protokolli i bashkëpunimit me Shqipërinë”, ka sqaruar Tajani.

Ai ka shtuar se, Shqipëria është një vend mik i Italisë dhe kandidat për pranimin në BE, ndaj dhe Italia do të vazhdojë ta mbështesë në aspiratat për të qenë pjesë e Unionit Evropian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026