Tensionet me Kosovën, eksperti i sigurisë: Serbia ka blerë 20 mijë dronë

21 Nëntor 2023 | 15:24

Eksperti i Sigurisë, Avenir Peka, është shprehur se Serbia ka blerë 20 mijë dronë vetëvrasës nga Irani.

Komentet Peka i bëri në Euronews Albania, ku tha se këto dronë janë dronë sulmi dhe dyshohet se Serbia do që t’i përdorë ata kundër Kosovës.

Ai shtoi se Serbia dhe Rusia kërkojnë që të nxisin tensione ndëretnike në Kosovë, në mënyrë që më pas të kenë mundësi të dërgojnë armë dhe të ndezin konfliktet.

“Ne jemi në mesin e një krize. Ideja e një skenari si ai i 24 shtatorit është një ide që është përmendur në qarqe prej dy vitesh. NATO ka qenë në dijeni dhe ka qenë ndëryrja e tyre që ka bërë të mundur shtyrjen e atij incidenti.

Duhet të kemi parasysh konteksin në të cilin ndodh dhe konteksti duhet lexuar në Beograd. Ajo që Albin Kurti ka ndryshim nga liderët e tjerë politik në Kosovë por edhe më gjerë, është se ka kuptuar herët se Beogradi nuk do të jetë kurrë i interesuar për një marrëveshje përfundimtare me Kosovën. Ai rrezik që ekziston në Kosovë është nxitja e konflikteve ndëretnike.

Pas nxitjes së konflikteve vjen edhe armatimi i Serbisë. Në rast konflikti vetë Rusia nuk mund ta ndihmojë Serbinë përderisa është e rrethuar nga NATO. Ideja është futja e ushtrisë serbe për të marrë atë çka duan.

Në verë Serbia ka bërë një marrëveshje me Iranin, ka blerë 20 mijë dronë vetëvrasës. Këta drone nuk janë për vetëmbrojtje, por për të sulmuar. Këto janë siguruar në gusht, është fakt i njohur”, është shprehur Peka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit nuk ishin të nevojshme dhe se rezultati i tyre e dëshmon këtë, duke...
09:38 | 24/06/2026

Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Dega e LDK-së në Pejë njoftoi se pas mbledhjes së Kryesisë dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, “me shumicë votash, anëtarët e Kryesisë...
20:44 | 23/06/2026

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Tetë vjet pas hyrjes në fuqi të standardeve për kontrollin e ndotjes së ajrit sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë, emetimet e ndotjes në Kosovë,...
12:32 | 23/06/2026