La emigrimin për Voskopojën, gurëgdhendësi tregon vështirësitë e profesionit
Ky është Mihal Bebri i cili për 20 vite jetoi e punoi në shtetin grek, ndërkohë që vitet e fundit vendosi të rikthehet në tokën mëmë, për të zhvilluar profesionin e tij në fshatin e tij të lindjes, në Voskopojë.
Skalitjen e gurit e mësoi në emigrim dhe së fundmi ka hapur punishten e tij në fshatin ku jeton. Mihali tregon se ky zanat nuk vlerësohet aq sa duhet në Shqipëri.
“Jo aq sa duhet, mos them fare, por jo aq sa duhet. Është profesion i rëndë nuk është i lehtë. Të haesh me gurin do të thotë të kesh edhe nerva të forta.
1:11 nuk vlerësohet. Në qoftë se këtu e merr 100 mije lek ne vend tjetër, afër me Greqinë e merr 1000 euro, është diferencë e madhe, 0 nga mbrapa”, është shprehur Bebri.
Edhe pse profesion i vështirë, Mihali e skalit gurin me pasion e dëshirë, duke dashur tja trashëgojë edhe fëmijëve të tij.
“Është shumë punë e rëndë, shumë e vështirë, por po ta dashurosh punën do e besh. Po ta dashurosh punën, do e bësh. Nuk kënaqesh nga vlera monetare më shumë nga puna që del. Sigurisht që dua tua le të tjerëve se është në zhdukje ky profesion”, tha më tej Bebri.
Por a ekziton mundësia që Mihali t’i rikthehet emigrimit e të braktisë përsëri vendlindjen?
“Edhe e mendoj, por do e shoh. Koha do e tregojë”, tha ai.
Voskopoja është një nga fshatrat karakteristikë të shtëpive të ndërtuara me gur, e pëlqyer nga mijëra turistë që e vizitojnë fshatin e njohur turistik.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset