Europa humb 265 mijë banorë/ Eurostat: Trend negativ në shumë rajone gjatë Covid19
Popullsia e Europës është tkurrur me mbi 265 mijë banorë gjatë pandemisë Covid19. Shifrën e dëshmon Eurostat, ne studimin e fundit te publikuar për vitin 2021 dhe 2022. Në vitin 2020, shkalla natyrore e shtimit të popullsisë, rezultoi me vlerë negative -2,7 mesatarisht për të gjitha rajonet e studiuara.
Nga 1164 rajone të studiuara në të gjithë kontinentin, institucioni statistikor ka dëshmuar se në 890 prej tyre, trendi I popullsisë ka ardhur duke u ulur, duke shënuar shifra negative.
Shtetet si Bullgaria, Estonia, Kroacia kanë humbur popullsi dhe rajone te caktuara në këto shtete pasqyrojnë rrënjë mesatare më të lartë me mbi -20 persona për 1000 banorë.
Nga ana tjetër të gjitha rajonet e Irlandës kanë pasqyruar një trend të kundërt, duke shënuar rritje në popullsisë së bashku me disa rajone në Belgjik, Francë, Austri dhe Holandë.
Sa i takon Republikës Çeke, Italisë, dhe Sllovakisë, pothuajse të gjitha rajonet shënuan një normë negative, me përjashtim të rajoneve të Pragës në Çeki, Bolzano në Itali dhe rajonet kryesore të Bratislavës.
Ndërkohë në Shqipëri, rajonet më të prekura nga tkurrja e popullsisë janë Gjirokastra Korça dhe Vlora, ndërkohë trend pozitiv ka shënuar Dibra Kukësi dhe Tirana.
LEXONI GJITHASHTU:
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në