Lufta në Ukrainë, OKB zbulon numrin total të viktimave civile

21 Nëntor 2023 | 20:44

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka bërë me dije se numri i vdekjeve të civilëve në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus është rritur në mbi 10 mijë.

Sipas mediave të huaja që citojnë burimet e OKB-së, shumica dërrmuese e vdekjeve janë shkaktuar nga armë shpërthyese me ndikim në një zonë të gjerë si predha, raketa dhe municione thërrmuese.

Po ashtu OKB thotë se rreth gjysma e vdekjeve të fundit kanë qenë shumë prapa vijës së frontit, pjesërisht për shkak se forcat ruse kanë përdorur raketa me rreze të gjatë.

Vdekje janë shkaktuar edhe nga municionet e braktisura, të cilat kanë shpërthyer.

Misioni i OKB-së për të drejtat e njeriut, i cili ka dhjetëra vëzhgues në Ukrainë, tha se pret që numri përfundimtar i të vdekurve të jetë “dukshëm më i lartë”.

Danielle Bell, e cila kryeson misionin e monitorimit, tha: “Dhjetë mijë vdekje të civilëve është një moment historik i zymtë për Ukrainën”.

“Lufta e Federatës Ruse kundër Ukrainës, që tani hyn në muajin e saj të 21-të, rrezikon të evoluojë në një konflikt të zgjatur, me koston e rëndë njerëzore që është e dhimbshme për t’u kuptuar”, shtoi ajo.

Moska mohon të ketë shënjestruar qëllimisht civilët gjatë luftimeve në Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026