Vaksinimi i të moshuarve, Rama: Fillon simbolikisht me personalitetet, vazhdon me njerëzit e zakonshëm

21 Shkurt 2021 | 09:00

Kryeministri Edi Rama mbrojti të dielën vendimin për të përfshirë në programin e vaksinimit dhjetëra të moshuar rreth 80-vjeçarë dhe theksoi se në këtë kategori nuk do të jenë vetëm ata që janë konsideruar si “personalitete”, por edhe njerëz të zakonshëm.

Rama tha se reagimet ndaj këtij vendimi ishin të padenja, se vaksinimi i tyre “ishte mesazh solidariteti” e “përkujdesjeje” dhe se kjo ishte e papërfillshme në sasinë totale të vaksinave.

“[…] bëhet fjalë për të filluar vaksinimin e 80-vjetarëve me disa personalitete që janë 80-vjeçarë e për të dhënë një mesazh solidariteti me ta,” – saktësoi kryeministri.

“Fillojmë me 80-vjeçarët, [personalitetet] nuk janë as të parët me diferencë, janë të parët në një ditë të parë, ku do të vaksinohen edhe të tjerë që janë njerëz të zakonshëm. Por fillon me ta në mënyrë simbolike, në mënyrë shembullore, për të vazhduar më pas me të tjerët,” – u shpreh Rama nga Elbasani ku mori pjesë në një bashkëbisedim me qytetarët.

Deri më sot sipas qeverisë, janë vaksinuar rreth 5 mijë persona, shumica prej të cilëve punonjës të sistemit të shëndetësisë. Teksa programi i vaksinimit është shtrirë edhe në disa rrethe, ai tashmë po synon të zgjerohet edhe në grup-moshat e riskut, sikurse janë moshat e thyera.

Në këtë pikë pak ditë më parë kryeministri deklaroi se do të vaksinoheshin fillimisht personalitetet, personat me kontribute në shoqëri, gjë që nxiti mjaft reagime, sidomos në rrjetet sociale.

“Janë njerëz që i kanë dhënë kësaj shoqërie, kanë kontribuar dhe sakrifikuar për të krijuar vlera në këtë shoqëri, ndaj nuk besoj se do të ishte e denjë të ngrihej gjithë kjo stuhi në gotë, kur bëhet fjalë në fakt për dhjetëra persona, që në peshën e vaksinave që do të bëhen, janë disa pika ujë në det,” – reagoi sot kryeministri.

Sipas kryeministrit vaksinimi fillimisht i të moshuarve të njohur mund të ndikojë te opinioni i përgjithshëm për të bindur në fushatën e vaksinimit edhe ata që janë më skeptik në këtë grup-moshë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026