Mbyllet ish-fabrika e trikotazhit në Korçë, ushtria do ta pastrojë nga lëndët toksike

21 Shkurt 2021 | 11:19

Ish-fabrika e trikotazhit në Korçë do të mbyllet tërësisht dhe lëndët toksike të mbetura atje do të largohen nga ushtria. Kështu është vendosur pas rastit më të fundit të flakëve që përfshinë godinën e braktisur.

Robert Hysenllari, drejtor i gatishmërisë dhe përgjegjës i rasteve emergjente pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), i tha gazetarit të Euronews Albania Xhensil Shkëmbi se magazinat e ish-fabrikës do të mbyllen dhe të gjitha lëndët kimike do të hiqen që atje, proces që ka nisur aktualisht.

Me largimin e lëndëve kimike po merret ushtria. E gjithë zona është vënë nën një perimetër sigurie në mënyrë që rreth dhjetë familje që jetojnë aty pranë të kenë kontakte sa më minimale. Një kampion i lëndëve kimike ndërkohë është dërguar në Tiranë për analiza të mëtejshme për të garantuar në mënyrë sa më të saktë efektet që mund të kenë pasur në popullatë.

Specialistët thonë se gazrat e lëndëve kimike të përdorura për trikotazhin janë të dëmshme për një distancë rreth 50-metra, distancë kjo kryesisht sa mjediset e brendshme të ish-fabrikës. Duke u nisur nga kjo distancë e kufizuar ata janë shprehur se banorët nuk janë të rrezikuar dhe nuk është e nevojshme shpërngulja e tyre.

Gazetari Shkëmbi tha në raportimin gjatë edicionit të mesditës në Euronews Albania se zjarri i pikasur të shtunën nuk ishte rasti i parë. Në gjashtë muajt e fundit ankesa të shumta i qenë drejtuar nga banorët autoriteteve lokale për erë të rëndë squfuri.

Fabrika e trikotazhit në lagjen nëntë të Korçës nuk funksionon prej vitit 1991, megjithatë lëndë të shumta kimike kanë mbetur në mjediset e saj, të cilat janë degraduar me kalimin e viteve.

Lexoni gjithashtu:

Ushtria shuan vatrat e zjarrit në ish-fabrikën e trikotazhit në Korçë, ekspertët: S’ka rrezik për banorët

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026