Maqedoni e Veriut, hetime për keqpërdorim të vaksinave pas denoncimeve për abuzime

21 Shkurt 2021 | 11:32

Katër ditë pas fillimit të vaksinimit kundër COVID-19, në Maqedoninë e Veriut, ka një debat në lidhje me keqpërdorimin e dozave të vaksinave. Qytetarë të ndryshëm, gazetarë e persona  publike kanë denoncuar me raste konkrete, se pjesë e këtij procesi janë bërë edhe persona që nuk janë mjekë.

Vaksinat e Pfizer që ka për momentin Maqedonia e Veriut dhe që janë vetëm 4,800 në numër, janë parashikuar të shpërndahen vetëm për mjekët.

Korrespondentja e Euronews Albania Ferikan Iljazi raportoi nga Maqedonia e Veriut se denoncimet fillestare ishin në rrjetet sociale. Fillimisht u denoncua fakti se sekretari i spitalit të Ohrit, me profesion jurist, figuronte në listën e të vaksinuarve.

“Ka pasur reagime të ashpra nga qytetarët për selektime dhe vaksinime të personave që nuk e kanë të drejtën të vaksinohen në një kohë kur nuk ka mjaftueshëm doza,” – tha gazetarja Iljazi.

Autoritetet janë shprehur se do të hetojnë rastet e pretenduara dhe paralelisht do të rishikojnë listat e vaksinimit.

Prej mesjavës në Maqedoninë e Veriut ka nisur procesi i vaksinimit me një ritëm prej rreth 200 mjekësh në ditë. Shkupi zyrtar pret rreth 200 mijë vaksina nga Kina dhe disa mijëra të tjera nga Serbia. Qeveria është shprehur e hapur për të marrë edhe 100 mijë doza të tjera nga Rusia. Aktualisht nuk ka një datë të saktë të mbërritjes së këtyre dozave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026