Italia zgjeron zonat e kuqe, rrezik i lartë nga COVID-19 në rajonin e Lacios
Italia klasifikoi dy qytete dhe dy komuna të Romës si zona të kuqe sa i përket rrezikut nga COVID-19, teksa kuota e infeksioneve mbetet e lartë dhe variantet e reja të virusit janë përhapur masivisht në vend.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vendi regjistroi thuajse 15 mijë raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në thuajse 2.8 milionë. Numri i viktimave u rrit ndërkohë me mbi 250 njësi, duke arritur mbi 95 mijë e 400 raste.
Në rajonin qendror të Lacios, ku ndodhet dhe kryeqyteti italian, një dekret u nënshkrua që klasifikonte dy qytetet dhe dy komuna të Romës si zona të kuqe, ku kontrollet dhe masat do të jenë më të rrepta përgjatë dy javëve të ardhshme.
Në zonat në fjalë, të gjitha restorantet dhe baret janë mbyllur, me përjashtim të atyre që ofrojnë ushqim me vete ose e shpërndajnë atë nëpër shtëpira. Gjithashtu, të mbyllura janë edhe dyqanet që nuk janë të nevojshme.
Ish-kryeministri italian, Giuseppe Conte nxori një dekret nëntorin e kaluar, që përforconte sistemin italian të mbrojtjes me tre nivele, duke i klasifikuar rajonet në zona me ngjyra, në bazë të indeksit të rrezikut.
Që atëherë vendi është ndarë në tre zona: të verdha, të cilat janë të sigurta; portokalli, ku niveli i rrezikut është i mesëm; dhe i kuq, ku rreziku është i lartë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve