Sot rihapen shkollat, në gjimnazet që ndodhen në zonat me risk të lartë mësim online

22 Shkurt 2021 | 06:11

Nga sot, të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, publik dhe jopublik, të cilat ishin mbyllur për shkak të motit të keq do të rihapen.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit mësimi do të zhvillohet sipas skenarit të parashikuar më parë duke respektuar masat anti-Covid.

Mësimi në shkollë do të rinis për nxënësit e ciklit fillor (klasa 1- 5); maturantët; dhe nxënësit e klasave 6 – 11 sipas skenarit të kombinuar.

Ministrja sqaroi gjithashtu se “shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë si Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz do të vazhdojnë mësimin “online” deri më datë 26 shkurt 2021, sipas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Ndërsa gazetarja Dorina Halili sqaroi se edhe maturantët në këto zona me risk të lartë do të vijojnë procesin mësimor online.

Ndërkohë në ditët në vijim pritet edhe një dalje e Komitetit të Ekspertëve për masat e reja anti-COVID. 

Lexoni gjithashtu:

Moti i ftohtë mbyll shkollat për katër ditë, mësimi vijon online

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026

Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Koçiu ka marrë shembull Turqinë si një vend me cilësi...
18:43 | 04/06/2026