Shisnin bizhuteri të kontrabanduara, procedohen pronarët e 7 argjendarive në Tiranë
Sektori kundër Krimit Ekonomik në DVP Tiranë ka proceduar penalisht pronarët e 7 argjendarive në kryeqytet, pasi shisnin bizhuteri të kontrabanduara.
Procedimi i këtyre shtetasve është bërë pasi në subjektet e tyre argjendari janë gjetur bizhuteri si varëse, byzylykë, unaza etj.,me mbishkrimin “Pandora”, të cilat nuk i justifikonin me fatura doganore dhe tatimore, dhe te dyshuara kontrabandë, ndërkohë që këto subjekte nuk kanë të drejtë të tregtojnë bizhuteri të markës “Pandora” pasi është markë e mbrojtur.
Personat e proceduar
Gazmend Spahiu
Fabio Demerxhiu
Marjeta Bengasi
Irena Bengasi
Fatjon Spahiu
Indrit Imeraliu
Festim Allushi
Njoftimi i policisë:
Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Tregtonin sende me vlerë (bizhuteri) të një marke të mbrojtur, të dyshuara të kontrabanduara, për të cilat nuk dispononin fatura doganore dhe tatimore, procedohen penalisht 7 shtetas.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, finalizuan operacionin policor të koduar “Second hand”.
Në kuadër të tij u proceduan penalisht shtetasit G. S., 36 vjeç, F. D., 27 vjeç, M. B., 44 vjeçe, I. B., 37 vjeçe, F. S., 29 vjeç, I. I., 33 vjeç, F. A., 46 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Këta shtetas tregtonin në 7 dyqanet e tyre, tregtonin sende me vlerë (bizhuteri) të një marke të mbrojtur, të dyshuara të kontrabanduara, për të cilat nuk dispononin fatura doganore dhe tatimore.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të sendeve me vlerë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar

