A po vjen pranvera? Meteorologu Hakil Osmani tregon si do të jetë moti në ditët në vijim

22 Shkurt 2021 | 07:47

Hakil Osmani, meteorolog pranë Meteoalb tha në Euronews Albania se moti pritet i qendrueshëm dhe vranësirat që mund të shfaqen herë pas here nuk do të jenë problematike.

“Kjo situatë do të vijojë deri në fundjavë,” – tha Osmani.

Ndërkohë që sa i takon vlerave termike, minimumet kanë shënuar -3 gradë Celcius në zonat malore dhe maksimumet pritet të shënojnë deri në 16 gradë Celcius gjatë ditës së sotme.

Temperaturat do të pësojnë një rritje graduale në ditët në vijim dhe siç tha meteorologu këto janë shenjat e një pranvere të parakohshme në vendin tonë.

E njëjta situatë meteorologjike do të jetë dhe në dy vendet fqinje. Si Kosova ashtu dhe Maqedonia e Veriut do të kenë mot të qëndrueshëm dhe rritje të vlerave termike.

 

Lexoni gjithashtu: 

Dielli ”sfidon” COVID-19, gjermanët dynden për të shijuar motin e mirë, gjoba deri në 25 mijë euro

Sot rihapen shkollat, në gjimnazet që ndodhen në zonat me risk të lartë mësim online

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026