Pse mungoi Kurti në Samitin e Diasporës në Tiranë, gazetari flet nga Prishtina

23 Nëntor 2023 | 11:31

Samiti i tretë Diasporës ka mbledhur në Tiranë në Pallatin e Kongreseve, përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh, studiues, historianë. Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë përfaqësues të lartë politikës së Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti emri i të cilit ishte në axhendën e samitit të sotëm për të marrë fjalën pas presidentes Vjosa Osmani, e ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Tiranë në momentin e fundit.

Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci raportoi nga Prishtina se mediave në Kosovë nuk u është dhënë asnjë informacion për këtë vendim të kryeministrit.

Gjoci tha se madje sot, mediat nuk janë informuar as për axhendën e ditës së kryeministrit, gjë që ndodh rregullisht.

“Kurti presupozohej të merrte fjalën pas Osmanit, por në axhendën e sotme emri i tij nuk është. Nuk na është dhënë asnjë informacion për mungesën e tij në Tiranë, por as për axhendën e ditës. Sot është seanca plenare, por ai nuk ishte as në seancë. Nuk kemi asnjë sqarim për këtë mungesë”, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026