“Jam këtu prej djalit”- GJKKO lë në burg Breçanin dhe 3 të arrestuarit e tjerë

23 Nëntor 2023 | 13:06

GJKKO ka lënë në fuqi masat “Arrest me burg” për Erzen Breçani, Bujar Ajetin i njohur dhe me mbiemrin Germizi, Dedan Gjonin dhe Besmir Murtati të arrestuar nga operacioni i SPAK dy ditë më parë.

Në fjalën e tij në ambientet e gjyqit, ish-drejtuesi i lartë i policisë Erzen Breçani tha se është në burg prej djalit, të cilin e ka këshilluar të mos merret me veprimtari të paligjshme.

“Nëse jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Nuk e di ça ka bërë, nuk kam prova me ça merret im bir. Vetë i kam shërbyer këtij shteti ku kam vënë dhe jetën në rrezik”-tha ai.

Nga operacioni i SPAK u arrestua Erzen Breçani dhe u shpall në kërkim djali i tij Eralbi Breçani, të cilët akuzohen për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Pastrim parash”.

Po ashtu, u arrestua edhe Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. Ndaj shefit të krimeve janë ngritur disa akuza për disa vepra penale, një prej të cilave dyshohet se është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje.

Ndër punonjësit e policisë që është shoqëruar është edhe Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me, Ervis Martinaj.

Urdhër-arrestet u lëshuan pas ardhjes nga autoritetet franceze të dekriptimeve të aplikacionit Sky, ku u godit një grup që merrej me trafikun e kokainës nga cendet e Amerikës Latine.

Të arrestuar

  • Erzen Breçani, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës
  • Dedan Gjoni, Shef seksioni per hetimin e Krimeve në Komisariatin numër 6
  • Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit
  • Bujar Germizi emër i njohur i botës së krimit në Kukës

Në kërkim (Nuk ndodhen në Shqipëri)

  • Besmir Mustafi
  • Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit
  • Ervin Mata
  • Besmir Murati
  • Artan Sulejmani
  • Albert Prenga
  • Bajram Gerbova

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026