Lufta Izrael-Hamas, Katari zbulon kur do të nisë armëpushimi dhe lirimi i pengjeve
Armëpushimi i përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit do të fillojë nesër në orën 7 të mëngjesit me orën lokale.
Sipas mediave të huaja, lajmin e ka njoftuar ministria e jashtme e Katarit.
Duke folur në një konferencë shtypi në Doha, një zëdhënës i ministrisë tha se grupi i parë i pengjeve do të dorëzohet në orën 16:00 me kohën lokale.
Dr Majed al Ansari tha se grupi i parë do të përbëhet nga 13 persona dhe familjeve do t’u jepet përparësi.
Pengët e tjerë do të lirohen “çdo ditë brenda një periudhe të caktuar kohore” gjatë armëpushimit, shpjegoi ai.
Po ashtu, palestinezët pritet të lirohen nga burgjet izraelite si rezultat i lirimit të pengjeve, shtoi ai.
“Fillimi i pauzës do të jetë në orën 7 të mëngjesit të së premtes, 24 nëntor, dhe do të zgjasë siç është rënë dakord për katër ditë”, tha ai.
“Grupi i parë i civilëve që do të lirohen nga Gaza do të jetë rreth orës 16:00 të së njëjtës ditë. Ata do të jenë 13 persona, të gjithë gra dhe fëmijë, dhe pengjet e tjerë të të njëjtave familje do të bashkohen në të njëjtën grup.”
Ai tha se takimet mes të dyja palëve shkuan “shumë mirë” dhe vazhduan deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
“Objektivi ynë kryesor këtu është siguria e pengjeve,” shtoi ai, duke refuzuar të specifikojë rrugën që ata do të marrin nga Gaza.
Ai shpjegoi se Kryqi i Kuq ishte “caktuar për të pritur pengjet”, por tha se nuk mund të “diskutonte detajet”.
Për sa i përket ndihmës humanitare, ai tha se do të lejohet në enklavën palestineze nga ora 7 e mëngjesit dhe ai pret që ajo të dorëzohet “sa më shpejt të jetë e mundur” nga pika kufitare Rafah me Egjiptin.
“Do të jetë një pjesë e ndihmave të nevojshme në Gaza. Nevoja është kaq e madhe në Gaza,” shtoi Dr al Ansari.
“Qëllimi ynë është që kjo marrëveshje të përfundojë me një armëpushim të qëndrueshëm”.
I pyetur se pse ka pasur vonesa në zbatimin e marrëveshjes, ai tha se Katari “shpreson” se gjithçka është në vendin e duhur.
“Diskutimet mbi detajet dhe skemat se si do të ndodhë kjo ishte shumë e vështirë dhe shumë e detajuar, sepse ne donim të siguroheshim që asgjë nuk do të shkaktonte keq,” shpjegoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.