“Po merr më qafë familjen”- Berisha i përgjigjet Manjanit: Sulmet, ushqim për betejë
Ish-ministri Ylli Manjani i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, duke i thënë se ‘ndoshta me veprimet e tij politike po merr në qafë edhe familjen e tij’, duke iu referuar arrestimit të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.
Berisha i është përgjigjur Manjanit duke i thënë se sulmet politike ndaj familjes së tij janë motivim për të dhe ‘ushqim’ për betejë.
Ai shtoi se edhe vetë Malltezi ka qenë i përfshirë ndaj denoncimit të aferave korruptive të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Manjani: Që të gjitha këto lëvizje janë politike, kjo nuk ka diskutim. Pushteti, padiskutim që sulmi është ndaj jush dhe drejtësia brenda ligjeve ka bërë maksimumin, pasi po të ishit 69 vjeç megjithë keqardhje do të them se me këtë klimë do të kishin fut brenda. Por kanë bërë maksimumin. Të marrësh një masë shtrënguese, pa një çështje, është politike, vjen erë kjo gjë. Ajo që është edhe më anormale është se ndëshkohen familjarë të tutë. Malltezi aq ditë burg sa bëri i ka bërë për shkakun tuaj, edhe ju e pranoni. Doktor si zgjidhet kjo gjë, mos po merrni në qafë familjen? Dhe sa ndikon kjo te politika se ky është muhabeti.
Berisha: Jo ata janë njerëz që kanë jetuar me politikën. Malltezi është dhëndri im, por ju e dini se vetëm për djegësat ai ka të publikuar 293 statuse. Ka shumë statuse për pallatin e Linda Ramës, për sarajet e Surrelit. E kanë me mua s’ka diskutim, por kjo është zgjedhja jonë, i jemi përkushtuar një linje politike të caktuar. Kjo më motivon edhe më shumë mua, është ushqim për betejë.
LEXONI GJITHASHTU:
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta