Serbia fushatë me Milosheviçin, Daçiç: Mbrojti serbët, nipi do jetë deputeti ynë 

24 Nëntor 2023 | 14:04

Ministri i Jashtëm serb dhe kreu i partisë socialiste, Ivica Daçiç ka zgjedhur që fushatën elektorale të zgjedhjeve të 17 dhjetorit ta bazojë në figurën e të dënuarit nga Haga si kriminel Lufte, Sllobodan Milosheviç.

Në një takim elektoral të zhvilluar në qytetin Milonavc, Daçiç prezantoi si kandidat për deputet nipin e diktatorit Maro Milosheviç. Daçiç tha se deklaroi se Millosheviçi është shembulli i politikanit që i duhet Serbisë dhe ai u dënua në emër të gjithë serbëve në Hagë.

‘Sllobodan Miloshevic u dënua në emër të mbarë vendit dhe mbarë popullit dhe ndaj sot nipi i tij qëndron me krenari si kandidat për deputet i koalicionit tonë. Kjo tregon se idetë e së vërtetës dhe të drejtësisë dhe dashuria për vendin përcillen mes socialistëve brez pas brezi”.

Daçiç drejton partinë socialiste e cila solli në pushtet Milosheviçin, e cila asnjëherë nuk ka dënuar krimet kundër shqiptarëve të Kosovës, kroatëve dhe boshnjakëve gjatë viteve ’90. Në këtë fushatë elektorale, Daçiç që ka mbajtur për shumë vite postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm synon të zgjidhet kryeministër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026