Putin apel Rusisë: Rivalizoni Perëndimin në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale

24 Nëntor 2023 | 17:03

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka bërë thirrje vendit të tij që të rivalizojë Perëndimin në zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Sipas mediave të huaja, komentet Putin i bëri në një konferencë që mbahej për inteligjëncën artificiale në Moskë, teksa nga ana tjetër lufta në Ukrainë po vijon.

Udhëheqësi rus ishte në Minsk dje për një takim të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, përpara se të kthehej në Rusi përpara samitit të sotëm të teknologjisë.

Putin u bëri thirrje bashkë-atdhetarëve të tij që të bëjnë përparime, pasi sipas tij, nuk duhet të lejojnë që Perëndimi të zhvillojë një monopol global.

“Në të ardhmen shumë të afërt, si një nga hapat e parë, do të nënshkruhet një dekret presidencial dhe do të miratohet një version i ri i strategjisë kombëtare për zhvillimin e inteligjencës artificiale”, tha Putin në konferencë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026