Neurokirurgu: Inteligjenca Arificiale do lexojë rezonancat më saktë se mjeku
Mjeku neurokirurg Artur Xhumari tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se do të vijë një moment që Inteligjenca Artificiale do t’i lexojë rezonancat më saktë se mjeku.
Sipas tij, mjeku mund të thotë që në rezonancë sheh një tumor, por s’mund t’i gjejë dot emrin e saktë, ndërkohë që Inteligjenca Artificiale mund ta bëjë këtë falë imazheve të mëparshme të rezonancave që mund të ketë parë.
“Ti sheh një pamje në rezonancë dhe nuk di t’i vësh emrin, pra eksperienca jote, bagazhi jot, aftësia që ke nuk të mjafton për t’i vënë emrin pamjes që sheh në rezonancë se çfarë sëmundje është. Pra, ti thua është tumor, por se çfarë emri tumori nuk e gjen dot. Atëherë, Inteligjenca Artificiale ka marrë 2-3-5 mijë rezonanca të kaluara të cilat janë vërtetuar me biopsi se çfarë lloj tumori është dhe prej tyre ai ka një eksperiencë shumë më të madhe se unë dhe thotë ‘unë shok 1-2-3 karakteristika të këtij imazhi radiomiks dhe meqë shoh këto karakteristika mund të të them ty që me 92% saktësi, kjo sëmundje quhet glioblastomë,” – u shpreh Xhumari.
LEXONI GJITHASHTU:
- Neurokirurgu tregon si ia doli 40-vjeçari të ecë pas 10 vitesh i paralizuar
- Neurokirurgu Xhumari tregon si e identifikoi sëmundjen e rrallë
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin