Mbërrijnë 8190 dozat e vaksinës “Pfizer”, Rama: Të vaksinuarit s’kanë shfaqur shqetësime

22 Shkurt 2021 | 19:40

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit kanë mbërritur 8190 doza të vaksinës anti-Covid nga kompania “Pfizer”. Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrat Ahmetaj dhe Manastirliu tha në një komunikim me gazetarët se po punohet maksimalisht, që të sigurohen dozat e nevojshme e vaksinave për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve.

Shefi i qeverisë pohoi se plani ambicioz është që procesi i vaksinimit të përfundojë brenda 14 muajsh.

“Vazhdojmë çdo ditë përpjekjen për të finalizuar një marrëveshje të rëndësishme me një shtet mik për një sasi prej 360 mijë dozash të AstraZeneca. Po ashtu jemi në komunikim dhe me 2 shtete të tjera, që të shtojmë sasinë e vaksinave në mënyrë, që të mos kemi asnjë moment ndalim apo rënie të tempit që të rrisim tempin progresivisht që të vaksinojmë popullatën brenda 14 muajve”, tha Rama.

Sipas z. Rama, në Shqipëri nuk është raportuar asnjë rast që ka shfaqur probleme anësore pasi ka marrë vaksinën anti-Covid.

“Nuk kemi pasur asnjë rast të asnjë lloj shqetësimi për të gjithë personat e vaksinuar, dhe nga eksperienca ime personale antitrupat zhvillohen në mënyrë shumë mbresëlënëse si rezultat i vaksinimit”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026