Dervishi: Sikur SPAK të kthehej në parti, do fitonte zgjedhjet
Nga analiza e dhënave të Barometrit rezulton se më të rinjtë, shqiptarët e arsimuar, ata me të ardhura më të larta dhe ata qe kanë votuar Partinë Socialiste, janë shumica e shqiptarëve që vlerësojnë SPAK-un si të besueshëm.
Gazetari Ferdinand Dervishi tha në emisionin Barometri se me këtë besueshmëri që ka në publik SPAK, nëse do të ishte parti do fitonte zgjedhjet
“Mendoj se kjo është një grafikë e orientuar te shifrat e muajve të fundit dhe ka lidhje me çudinë që po bën SPAK dhe kam besim se shifra 26 për qind është më e madhe, 2-3 muajt e fundit. Unë shoh tjetër gjë, është më e madhe. Kjo është orientimi që është dhënë nga kreu i PS që thotë se SPAK është investimi jonë dhe do të marrë nga popullariteti i SPAK. Madje, unë do ta përcaktoja popullaritetin e SPAK aktualisht, sikur të kalonim pak në imagjinatë, sikur SPAK të kthehej në parti politike, pas 2 vjetësh fitonte zgjedhjet, me këtë sukses që po kalon”, tha Dervishi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi