Ish-prokurori: SPAK histori suksesi, në të njëjtë gjatësi vale me SHBA-BE
Matjet e reja të Barometrit në Euronews Albania, kanë zbuluar se sa i përket besueshmërisë së institucioneve në vend, SPAK është në krye të listës, ndryshe nga matjet e një viti më parë.
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha në emisioni Barometri se SPAK po tregon se është një histori suksesi dhe do rritet edhe më shumë.
Sipas Hajdarit, të dhënat e publikuara tregojnë se nga të gjitha institucionet shqiptare, SPAK është në të njëjtën gjatësi vale me besimin te SHBA dhe BE.
“SPAK është bashkuar me SHBA dhe BE. Nga të gjitha institucionet e Shqipërisë tregon se SPAK është në të njëjtën gjatësi vale me SHBA-BE. Për mua ka qene e pritur që kur i ngrit SPAK. Nga mënyra si u krijua dhe kushtet që i kemi krijuar SPAK do jetë histori suksesi. Ka pasur punë, ka finalizuar disa dosje që do merrnin kohën e vet dhe me impakt të lartë. Është histori suksesi dhe do vazhdojë të rritet edhe më shumë. Alarmi është që opozita dhe parlamenti ka besueshmëri më të vogël”, tha Hajdari.
LEXONI GJITHASHTU:
- SPAK në krye të listës së institucioneve me besueshmërinë më të lartë
- Dervishi: Rritja e SPAK ka bërë xheloz dhe kryeministrin, e quan investim të tijin
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 13:40 Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?
- 13:39 Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)
- 13:37 Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
- 13:30 Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë
- 13:27 Kritikoi qeverinë somaleze në internet, 27-vjeçarja dënohet me tre vite burg. Vendimi ngjall reagime të shumta
- 13:27 Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë