Denaj më pak e pëlqyer nga socialistët, analistët: Nota për ministrat e lidhur me figurën politike, jo me punën e tyre
Sondazhi i MRB i prezantuar mbrëmjen e sotme në Euronews Albania tregoi se votuesit e PS-së shprehen më shumë të kënaqur nga ministren Ogerta Manastirliu (87.7%), dhe më të pakënaqur nga Anila Denaj (38.4%).
Sociologu Ergys Mërtiri e lidh këtë perceptim me faktin se znj. Denaj nuk ka një performancë politike të theksuar, ndaj socialistët nuk e shohin atë si figurë që tërheq vota.
“Renditja e performancës nuk është e njëjta me atë në imazh”, tha z. Mërtiri.
Të njëjtin qëndrim ndau edhe pedagogia Iris Luarasi, sipas të cilës këto rezultate lidhen me faktin se në këto 30 vite jemi mësuar që figurat politike duhet të jenë edhe ministra.
Sipas saj, përkundër këtij perceptimi, një kabinet duhet të ketë ekspert të fushës, pasi roli i një ministri është në radhë të parë i një menaxheri.
Analisti Plator Nesturi e sheh mungesën e pëlqimit brenda vetë socialistëve për ministren e Financave, Anila Denaj të lidhur me faktin se kjo ministri historikisht qoftë majtas, qoftë djathtas është drejtuar nga njerëz me peshë shumë të madhe politike, gjë që nuk ka ndodhur në këtë rast me qeverinë Rama.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq