Protestë për vdekjen e 4-vjeçarit, komuniteti shqiptar në Kumanovë kërkon drejtësi
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut protestuan para Gjykatës Themelore në Kumanovë duke kërkuar drejtësi për vrasjen e Almir Aliut.
4-vjeçari humbi jetën në duart e prindërve të tij, teksa u shtyp qëllimisht me makinë nga Boban Iliç.
Ngjarja ndodhi pas një përplasje të familjes Aliu me shoferin në spitalin e Kumanovës. Iliç u dënua në fillimisht me 6 vite burg, ndërsa pas apelimit, iu dha 4 vite burg.
Përpos kësaj, 3 familjarë, mes tyre dhe babai të 4-vjeçarit që humbi jetën, u gjykuan për dhunë ndaj shkaktarit të aksidentit dhe u dënuan me burg.
“Desha t’u them edhe institucioneve në Shkup, se unë do të shkoj në burg, do të dalë prej atje, por mos të mendojnë se do të mbetet me kaq. Edhe një ditë, vetëm një ditë, të flejë në burg, unë nuk do t’ia fal kurrë Qeverisë”, tha Sami Demiri, xhaxhai i Almirit.
Babai i Almirit theksoi se partia shqiptare në pushtet prej vitesh u ka premtuar formimin e një komisioni parlamentar për hetimin e ngjarjes.
“Artan Grubi na ka thirrur në kabinetin e tij, na ka thënë se do të formohet një komision parlamentar. Deri ditën e sotme që është gati 3 vite, nuk është marrë asgjë, vetëm se duan të na nxisin apo çka është problemi. A po tallen me neve?”, deklaroi Sedat Aliu.
Protestuesit kërkuan të tërhiqet dënimi për familjarët e Almirit, ndërsa Boban Iliç të gjykohet për vrasje me dashje. Ata krahasuan gjykatat e Maqedonisë së Veriut me gjykatat e Millosheviçit në ish-Jugosllavi, të cilat sipas tyre dënonin viktimat dhe mbronin dhunuesit.
“Ne nuk do të ndalemi duke protestuar në forma të ndryshme sepse ky është mekanizmi ynë i vetëm dhe besoj i drejtë dhe legjitim që ne të luftojmë kundër padrejtësive, nëse ndërkohë nuk i vjen një fund kësaj drejtësie apo thënë më drejtë padrejtësie në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Fuat Aliu, i afërm i Almirit.
Pak ditë më parë, familjarët e Almir Aliut janë dënuar me burg dhe duhet të paraqiten në burgun e Kumanovës brenda muajit mars.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq