Gaza, zyrtari i Egjiptit: Sinjale pozitive nga palët për zgjatjen e armëpushimit

25 Nëntor 2023 | 15:38

Egjipti thotë se ka marrë sinjale pozitive nga të gjitha palët për një zgjatje të mundshme të armëpushimit të Gazës për një ose dy ditë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, kreu i Shërbimit Shtetëror të Informacionit të Egjiptit, Diaa Rashëan, tha se vendi po zhvillon bisedime të gjera.

“Vendi po zhvillon bisedime të gjera”, tha Diaa Rashëan.

“Një zgjatje mund të çojë në “lirimin e më shumë të burgosurve në Gaza dhe të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite”, shtoi zoti Rashëan.

Kujtojmë se vetëm gjatë ditës së djeshme u liruan 39 të burgosur palestinezë nga burgjet e Izraelit dhe 13 izraelitë që mbaheshin peng nga Hamasi.

Armëpushimi u nënshkrua për katër ditë, por Izraeli tha se ishin të gatshëm të zgjasnin armëpushimin me 1 ditë për çdo 10 pengje të liruar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump bën fluturimin e parë me Air Force One të dhuruar nga Katari

Presidenti amerikan, Donald Trump udhëtoi për në Dakotën e Veriut të mërkurën në udhëtimin e tij të parë në bordin e avionit të ri Air Force One, një...
18:37 | 01/07/2026

Greqia ndjek shembullin e Turqisë, do ofrojë shpërblim për kapjen e peshkut sferik

Peshku sferik po përhapet me shpejtësi në Detin Egje. Ky peshk invaziv është helmues dhe po shkakton edhe çrregullime në ekosistemin detar. Ministria greke e...
18:37 | 01/07/2026

AI deshifron një papirus 2,000-vjeçar të mbijetuar nga shpërthimi i Vezuvit

Një rrotull i lashtë papirusi, që i mbijetoi shpërthimit shkatërrues të malit Vezuv në vitin 79 pas Krishtit, është deshifruar për herë të parë pa...
18:21 | 01/07/2026