Berisha citon Barometrin: Demokratët mençuri olimpike, vetëm 8% besojnë te SPAK

25 Nëntor 2023 | 19:03

Ish-kryeministri Sali Berisha, mbajti këtë të shtunë një takim me simpatizantë në qytetin e Lezhës, ku vijoi akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme si një organ politik i kontrolluar nga mazhoranca.

Berisha në falën e tij u ndal dhe te gjetjet e Barometrit në Euronews Albania mbi besueshmërinë e qytetarëve te SPAK.

Ish-kryeministri theksoi se vetëm 8% e demokratëve besojnë te SPAK, duke i cilësuar ata si popullin me mençurinë olimpike që arrijnë të dallojnë kapjen e organit të akuzës.

Kujtojmë se në vlerësimin e përgjithshëm të Barometrit, besueshmëria e qytetarëve te sistemi i drejtësisë ishte pothuajse dyfishuar nga viti që lamë pas.

“Ne po qëndrojmë në parlament dhe do qëndrojmë. Ne do mbrojmë të drejtat tuaja se ato nuk janë personale.

Çfarë kemi arritur? Kemi qëndruar të pamposhtur.

Çfarë kemi arritur? Kemi vazhduar pa kthim betejën.

Çfarë kemi arritur? Ia kemi nxirë fytyrën siç e ka me atë blozën që patë në parlament në mbarë botën. Bota e mori vesh me një jehonë të jashtëzakonshme se ai nuk pranon të hetohet për korrupsionin e tij. Se ai është i korruptuar.

Por kjo nuk mjafton.

Ky është një apel që të ngrihemi kudo që jemi. Kemi të bëjmë me një diktaturë. Nëse diktatura komuniste bazohej fund e krye tek policia sekrete shqiptare, si arma më e mprehtë e diktaturës, ku bazohet diktatura e Edi Ramës, që nuk i lë qytetarët të votojnë, që nuk i lë deputetët të gëzojnë të drejtat kushtetuese, bazohet në bandat vrasëse, në paratë e krimit, drogës.

Bazohet në organet mercenare, në organizatat kriminale në drejtësinë e tij.

Edi Rama ka sot atë kontroll që kishte Enver Hoxha dikur mbi hetuesinë e Sigurimit të Shtetit, mbi SKAP-in e partisë.

E ka mbushur me kriminelë të vërtetë, me prokurorë që shesin dosje për 200 mijë, 300 mijë euro. Me prokurorë që shesin dëshmi për 200 mijë, 300 mijë euro.

Me prokurorë që djegin regjistrimet të cilat faktojnë se Taulant Balla është implikuar në vrasje.

Me prokurorë, të cilët djegin dokumente që dëshmojnë se Olsi Rama ka qenë de facto, kreu i bandës së kokainës të Xibrakës. Që dëshmojnë se ortaku i tij, Amant Josifi qëndron prapa skemave që u grabitën europianëve 2.2 miliardë euro.

Me prokurorë, të cilët mbyllin apo veprojnë si mercenarë në duart e Edi Ramës.

U bë studimi, mençuria olimpike e demokratëve, çfarë tregonte, vetëm 8 përqind e demokratëve mendim pozitiv për SKAP-in. 82-92 përqind, ashtu siç është.

Nuk ka pasur Shqipëria organ të tillë politik ndonjëherë”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026