E shpallur “non-grata”, politikania serbe provokon: Ndan foton nga Kosova

25 Nëntor 2023 | 19:19

Një politikane serbe ka hyrë në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale dhe pse është shpallur prej vitesh person “non grata” nga qeveria e Prishtinës.

Milica Stemenkovski, një politikane serbe së cilës i është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës, ka publikuar një foto ku thotë se ndodhet në veri të vendit.

Ajo deklaron se ka hyrë në Kosovë në rrugë tokësore, pa u identifikuar nga ana e autoriteteve të Prishtinës. “Kush e di qëllimin i njeh rrugët”,- shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.

Autoritet e Prishtinës nuk kanë reaguar për këtë rast. Ndërkohë në mediat serbe i është bërë jehonë shkeljes së kufirit të Kosovës nga një politikane 30-vjeçare ka i rënë në sy institucioneve të sigurisë kufitare të Prishtinës.

Pas vizitës së pretenduar në territorin e Kosovës, ajo ka publikuar një video nga një fshat kufitar në Serbi, ku akuzon shqiptarët për krime dhe terrorizëm.

Stemenkovski, është kryetarja e një partie ultra nacionaliste që bën thirrje për të marrë sërish Kosovën. Sloganet e partisë së saj në këtë fushatë elektorale janë për kthimin e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026

INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve

Shqiptarët udhëtuan më shumë gjatë vitit 2025, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, banorët mbi moshën 15 vjeç...
20:58 | 30/06/2026