Humbi vëllanë në krye të detyrës, efektivi Muçaj: Doja të vijoja misionin e tij
Efektivi i forcave “Shqiponja” në Vlorë, Everest Muçaj, ka rrëfyer punën e tij në Polici dhe atë se çfarë e shtyu të bëhej pjesë e këtij institucioni.
Përmes një lidhjeje me emisionin “Revieë” në Euroneës Albania, Muçaj është shprehur se ka 18 vite në radhët e Policisë dhe se ajo që e shtyu është humbja e të vëllait në krye të detyrës, Alket Muçës.
Ai thotë se çdo ditë në Polici i duket si të jetë dita e parë e punës dhe se është shumë i lidhur me atë profesion.
“Jam punonjës policie te seksioni “Shqiponjat” dhe kam 18 vite në radhët e Policisë. Unë në momentin që fillova Punonjës policie, e nisa sepse e ndieja, duke marrë parasysh edhe pjesën e vëllait tim që është dëshmor i atdheut aktualisht dhe thjeshtë dëshiroja të vijoja misionin e tij dhe të Policisë.
Më duket njësoj si dita e parë, shërbej me ndjenjë. E dua policinë, kam gjysmën e jetës në këtë punë.
Vëllai im ka punuar nga 91’ deri në 97’ ka qenë punonjës në Gardën e Republikës. Më pas ka qenë pjesë e ekipit kombëtar të boksit. Në 97’ u transferua në Policinë e Vlorës, si agjent krimesh, oficer i Policisë Kriminale”, është shprehur Muça.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq