Sekuestrohet 91 kg kokainë në Greqi, vinte nga Ekuadori në kontenierë me banane
Një sasi kokaine prej 91 kilogram është sekuestruar në portin e Pireut në Greqi. Droga vinte nga Ekuadori me një anije me flamur të Liberisë dhe ishte ngarkuar në kontenierë me banane.
Disa agjenci të shtetit fqinj morën pjesë në aksion, ndërkohë që kanë mundur të gjejnë edhe një GPS, që ishte vendosur për të lokalizuar kokainën. Sipas autoriteteve, vlera e drogës arrin në 4 milionë euro.
Operacioni u realizua më 14 nëntor, por nuk u bë publik nga autoritetet greke pasi dyshohej për një tjetër sasi në portin e Selenaikut. Megjithatë, kontrollet e ushtruara nga 19 deri më 22 nëntor nuk identifikuan ngarkesë tjetër të kokainës.
Hetimet vijojnë për të identifikuar grupin pritës në Greqi të drogës, e cila dyshohet se kishte destinacion vendet e Europës Perëndimore.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh