Greqia ‘kërcënon’ me bllokim, Ardit Bido: S’e bën atë gafë, ja pse s’mund të ndodhë

20 Nëntor 2023 | 14:07

Kreu i Arkivës Shqiptare, Ardit Bido tha në një intervistë për Euronews Albania se Greqia nuk mundet që një çështje juridike siç është ajo e zotit Beleri ta kthejë në një çështje të bllokimit të Shqipërisë sepse do të mbetej e vetme.

Në këto kushte, siç sqaroi Bido, Greqia s’do të kishte mbështetjen e Gjermanisë dhe të Francës, që janë kryeqendra e Bashkimit Europian, prandaj kërcënimet për bllokim nuk mund të ndodhin ose në të kundërt çështjet shqiptaro-greke do të ktheheshin në çështje europiane, gjë që nuk ju leverdis.

“Greqia është një shtet serioz, është partner dhe mbështetës i Shqipërisë në procesin e integrimit europian, por mbi të gjitha është një shtet që nuk bën autogola. Unë e shoh pak të vështirë se si Greqia do të merrte këtë çështje, kallëzuesin juridik Beleri dhe ta kthente në kaos politik sepse nëse do ta bënte këtë gjë dhe me këtë arsyetim do të bllokonte hapjen e negociatave të Shqipërisë në dhjetor, atëherë do të mbetej e vetme në Bashkimin Europian dhe Greqia nuk i bën këto lloj gafash,” – u shpreh Bido.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024