Dardha plot me turistë, akulli në rrugë shkakton probleme me qarkullimin

26 Nëntor 2023 | 15:59

Ndërsa bora i jep një pamje përrallore Dardhës në Korçë, ajo shton rrezikun për automjetet. Shumë turistë të cilët janë nisur për të kaluar fundjavën në këtë zonë për të shijuar borën, janë përballur me rrugë të mbuluara nga akulli dha janë detyruara të ecin me shumë kujdes.

Korrespondenti i Euronews Albania ishte në një lidhje direkte për të treguar më tepër rreth situatës problematike në këtë zonë.

Ai ka rritur të bisedojë edhe me disa nga qytetarët që kanë zgjedhur të shkojnë në fshatin turistik të Dardhës të cilët kanë vënë re se rrugët janë të rrëshqitshme dhe nuk janë marrë masa për pastrimin apo hedhjen e kripës në këtë zonë.

“Dardha është e bukur, plot borë, por ka prezencë akulli. Dëbora është e mirë për turizmin, për operatorët turistike, për hotelet, për biznesmenët që prej kohësh prinin dardhën e pikërisht këtë bum turistik, por mesa duket instancat zyrtare dhe autoritetet rrugore nuk i kanë marrë masat mirë, kjo është një dëshmi e gjallë se çfarë po ndodh në Dardhë”,-tha korrespondenti.

Ndërkohë ai shtoi se në rrugët e mbuluara nga bora, ende nuk është marrë asnjë masë pastrimit apo hedhje kripe e zhavori të cilat mund të përmirësonin situatën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë

Gazetari Genc Burimi ishte këtë të hënë i shtuar në Euronews Albania ku komentoi burgosjen e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro. Ai tha se shpreson...
19:55 | 25/03/2024

Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!

Analisti Ergys Mërtiri ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës. Jorgo Goro...
19:18 | 25/03/2024

“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump

Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se nëse Donald Trump do të...
15:48 | 02/02/2024