Fitoi çmimin “Booker”, Paul Lynch “zbulon” të ardhmen e Irlandës në librin destopik
Çmimi Booker është një nga çmimet më prestigjioze të Britanisë për letërsinë artistike dhe Paul Lynch do të marrë rreth 50,000 euro si fitues i tij.
Shkrimtari irlandez Paul Lynch ka fituar çmimin Booker të Britanisë me romanin e tij distopik “Prophet Song”, një vepër e cilësuar nga gjyqtarët si “shpirt-tronditëse”.
Është një rrëfim për luftën e një gruaje për të mbrojtur familjen e saj ndërsa Irlanda shembet në totalitarizëm dhe luftë.
“Kënga e Profetit”, flet për një Irlandë të së ardhmes së afërt që zbret në totalitarizëm, e më pas një luftë civile që çon në ikjen e familjeve nga vendi.
Shkrimtarja kanadeze Esi Edugyan, e cila kryesoi panelin e gjykimit, tha se libri është “një triumf i tregimit emocional, i guximshëm” në të cilin Lynch “nxjerrë bëmat e gjuhës që janë mahnitëse për t’u dëshmuar”.
Lynch, 46 vjeç, ishte i preferuari i jurisë për të fituar çmimin prestigjioz, me vlerë 50,000 euro, i cili zakonisht sjell një rritje të madhe në shitje.
Libri i tij mundi pesë finalistë të tjerë nga Irlanda, MB, SHBA dhe Kanada, të zgjedhur nga 163 romane të paraqitura nga botuesit.
LEXONI GJITHASHTU:
Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë
Celine Dion rikthehet pas periudhës së vështirë, projekti i ri ngjall interes global
Ben Blushi shpallet “Autori iVitit” në Panairin e Librit nëPrishtinë
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt
- 08:25 Udhëtoi në Londër për lindjen e djalit të tij, Doku do të ribashkohet me ekipin belg për të vijuar turneun
- 08:20 Anglia ngec ndaj Ganës, ndeshja përfundon pa gola