“‘Komploti’ një profeci për vitet 2043-2044”- Baro zbulon detaje nga libri i Blushit
Kryeredaktorja e shtëpisë botuese “Pegi”, Aida Baro, ishte e ftuar mëngjesin e kësaj të mërkure në emisionin “Goodmorning Albanians”, ku foli në lidhje me botimet që do të prezantohen në Panairin e Librit.
Baro u ndal dhe te libri “Komploti”, i autorit Ben Blushi, të cilin e cilësoi si një profeci për të ardhmen.
Ajo zbuloi një pjesë të shkurtër nga subjekti, për të cilin tha se ngjall kureshtjen e lexuesve dhe nxit imagjinatën për të ardhmen e Shqipërisë.
Sipas saj, autori parashikon që në 20 vitet e ardhme, si pasojë e globalizimit dhe lëvizjeve të popullsisë, Shqipëria do të jetë e shpopulluar nga shqiptarët dhe e populluar nga të huajt, kryesisht afganë.
Komploti sipas kryeredaktores nis kur kryebashkiaku afgan i Shëngjinit, i cili më pas zgjidhet Ministër i Mbrojtjes, nis luftën për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë.
Baro tha se një pjesë e profecisë mund të thuhet e “realizuar”, me marrëveshjen e nënshkruar për emigrantët mes kryeministrit Rama dhe Melonit, për ngirtjen e qendrave të emigrantëve në Shëngjin.
“Mua më ka pëlqyer jashtë mase, historia është goxha komplekse, flitet për një Shqipëri të 2043-2044-ës. Është një epokë që kur e thua të duket një epokë shumë e largët, por kur e mendon, jemi janë thjesht 20 vite që na ndajnë nga ajo periudhë. Parashikimi i një ngjarjeje të tillë, ku shqiptarët kanë ikur, Shqipëria pothuajse është zbarazur nga vendasit, ndërkohë që afganët kanë krijuar qytetin e tyre në Shëngjin, kryetar bashkie është një afgan dhe ai është martuar me një vajzë shqiptare. Dhe këtu fillon komploti sepse ai vendos që Kosova duhet të jetë e jona, duhet të jetë e Shqipërisë, por duke ftuar të luftojnë afganët. Në një farë mënyre futen në lojë 3 hebrenj të cilët duke parë një ngërç në këtë situatë, duke krijuar secili skenar të veçantë krijohet një komplot dhe në fund bëhet një sondazh kë duan më shumë shqiptarët: Amerikën apo Rusinë?
Aty ka parathënie të asaj që ndodhi para pak ditësh. Vendimi për firmosjen e marrëveshjes mes Ramës dhe Melonit për emigrantët është një lloj parathënie, është në një farë mënyrë një lloj profecie. Është një libër paralajmërues.
Jemi duke e përjetuar dhe nuk po e kuptojmë, jemi në fazat e para të asaj profecie që është thënë aty, por nuk po e kuptojmë. Londra nuk ka kryetar bashkie një indian? Pse duhet të na tremb kjo?! Ne shohim që bota është globalizuar”, tha Baro.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë