Vritet nga përplasja mes bandave ish-luftëtari i UÇK, e kapi plumbi “qorr” në banesë

27 Nëntor 2023 | 13:08

Ish-ushtari i UÇK-së, Veli Sadiku, me origjinë nga Mitrovica e Jugut, ka humbur jetë në mënyrë tragjike teksa ndodhej në banesën e tij në qytetin e Dijon-it në Francë.

55-vjeçari ishte viktima kolaterale e të shtënave që ndodhën jashtë banesës së tij mes dy gupeve kriminale.

55-vjeçari bashkë me familjen e tij kishte 14 vjet që jetonte në Francë. Media franceze nuk bëri të ditur emrin e viktimës por mediat kosovare dhe nga postimet e të afërmve në rrjete sociale mësohet se viktima është Veli Sadiku, nga fshati Rashan i Mitrovicës, i cili gjatë luftës ishte ushtar i Ushtrië Çlirimtare të Kosovës.

“Rreth orës 12:30, personat që udhëtonin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ndërtesave dhe “nga një prej të shtënave një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur për vdekje teksa ndodhej në shtëpinë e tij ”, njoftoi prokuroria e Dijonit.

“Le Figaro” shkruan se burri, i shpallur i vdekur në orën 12:50 të mëngjesit, ndodhej në banesën e tij në katin e parë me gruan dhe vajzën e tij, tha një burim policor.

“Babai im dhe unë, me nënën time, u zgjuam nga një sërë të shtëna armësh dhe më pas ato pushuan. Pastaj filloi përsëri dhe kur shkuam të shihnim babanë tim që flinte në shtratin e tij, ai kishte vdekur, “i tha AFP-së vajza e tij 23-vjeçare e cila preferoi të mbetej anonime.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026