“Do raportoj bisedat”-Gazetari zbardh prapaskenat e takimit Rama-Dumani: Ja ç’ndodhi

27 Nëntor 2023 | 13:42

Gazetari Lavdrim Lita është shprehur se ka pasur një takim informal mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, në prani edhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Gjatë fjalës së tij në Euroneës Albania, Lita tha se në takim gjatë bisedës, Dumani i është drejtuar kryeministrit Rama duke i thënë se do të raportonte në Prokurori të gjitha bisedat që po diskutoheshin aty.

Sipas Litës, kjo ishte një vendosje e kufijve mes Drejtësisë dhe Politikës dhe shtoi se që në atë moment takimi u prish, sepse të pranishmit nisën të rrinin serioz.

“Para disa muajsh ka pasur një takim informal Rama-Altin Dumani. Gjatë bisedës që ka qenë me shaka, Dumani është përgjigjur duke thënë se ju duhet të dini që unë do i raportoj këto që po thuhen këtu. Në njëfarë mënyre Dumani i ka vendosur një kufij Ramës, pra që do të arkivohej biseda që po bëhej me kryeministrin, në prani të ndërkombëtarëve.

Dhe takimi u prish shumë shpejt, për shkak se të pranishmit nisën të mbanin qëndrim serioz pas deklaratës së Dumanit. Kjo ishte vendosja e kufijve mes Drejtësisë dhe Politikës. Nëse më parë ishte ndryshe, në këtë moment janë vënë kufijtë. Kujtojmë se maxhoranca këmbëngulte për dikë tjetër në krye të SPAK, ndërsa Yuri Kim për Dumanin. Ajo zonja që do votonte jo për Dumanin e ktheu në minutën e fundit, në po”, tha Lita.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026