Festimet për 28-29 Nëntor, parada në Tiranë dhe koncerte në çdo qytet

27 Nëntor 2023 | 17:02

Festimet për 28 dhe 29 Nëntor, do ta kthejnë Tiranën në qendrën e shqiptarëve nga e gjithë bota.

Përherë të parë do të mbahet “Parada e Shqiptarëve”, ku do të bëhen bashkë shqiptarët nga e gjithë Diaspora. 150 delegacione, më datë 28 do të nisin parakalimin nga sheshi “Nënë Tereza”, si pika e grumbullimit, për të vijuar në drejtim të sheshit “Skënderbej”, parada pritet të zgjasë për disa orë.

Ndërkohë po në datë 28 Nëntor, në Vlorë, do të jetë dhe ceremonia e ngritjes së falumirt në Vlorë, ku të pranishëm do të jenë presidenti, kryeministri, kryetarja e Kuvendit.

Por nuk mbaron me kaq. Pasditja rezervon të tjera aktivitete. Në mbrëmje grupet më të mira të Festivalit të Gjirokastrës, por dhe të tjerat që kanë ardhur nga këto ansamble, do të kenë një koncert në sheshin “Skënderbej”.

Në datë 29 Nëntor, ashtu siç tashmë është kthyer në traditë, do të festohet Nata e Bardhë me një koncert në sheshin Nënë Tereze, me pjesëmarrjen e këngëtarëve si Kida, McKresha e shumë artisë të tjerë.

Por festa nuk përqendrohet vetëm në Tiranë. Në Shkodër deri në datë 29 do të qëndrojnë e hapur ekspozita e armëve, në Korçë në datë 29 do të ketë një koncert festiv në teatrin “Andon Z.Cajupi”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026