Shkaqet e zjarreve në banesa, apeli i zjarrfikësve: Kujdes me pajisjet e ngrohjes

27 Nëntor 2023 | 18:02

Moti i ftohtë dhe ulja e temperaturave në zonën e Gjirokastrës ka shkaktuar një rritje të vatrave të zjarrit nëpër banesa. Shkaku kryesor janë pajisjet ngrohëse si soba me dru apo elektrike, të cilat nga keqpërdorimi i tyre, kanë sjellë shpërthime zjarri në disa shtëpi.

“Jo më larg se dy ditë më parë ne kemi pasur dy vatra zjarri, në dy banesa. Kemi hyrë në sezonin e dimrit dhe shohim që të gjithë po ngrohen me mjete ngrohëse, me dru ose me energji elektrike gjë për të cilën në shumë banesa janë të moshuar dhe si rezultat i keqpërdorimit të këtyre mjeteve ngrohëse janë përfshirë edhe nga flakët. Por falë shërbimit zjarrfikës ne kemi ndërhyrë në kohë dhe nuk kemi lejuar që të ketë dëme në njerëz përveçse kemi pasur dëme materiale në këto banesa”, thotë Pëllumb Shalari, drejtues i shërbimit zjarrfikës Gjirokastër.

Për të parandaluar aksidente të tilla shtëpiake, inspektorët zjarrfikës të qarkut Gjirokastër janë duke ushtruar kontrolle për standardet teknike të bombulave të gazit në pikat e shitjeve dhe të mbushjeve, të cilat përdoren gjerësisht nga banorët për t’u ngrohur.

“Ushtrojmë kontrolle në të gjitha njësitë tregtare të gazit, ku u kemi bërë thirrje dhe paralajmërim që mos të mbushen bombolat e gazit në vendet ku mbushen karburantet. Janë vende të licencuara nga ana e shtetit dhe ato nëse do të mbushen, ju vendoset edhe një pullë sigurie që të mos ketë problematika në këtë drejtim”, shprehet Shalari.

Forca zjarrfikëse i bën apel qytetarëve që të tregojnë një kujdes të veçantë në përdorimin e këtyre pajisjeve ngrohëse, të cilat janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve dhe shpërthimit të zjarreve nëpër banesa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026