Ndotja nga zjarret në Maliq, tymi rrezikon jetën e 2400 banorëve
Fusha e Maliqit, pas çdo korrje të grurit dhe kulturave të mbjella në këtë zonë, digjet nga vetë fermerët për të qenë gati për sezonin e ardhshëm të mbjelljeve. Por ky proces shkakton ndotje në atmosferë duke e bërë jetesën në këtë zonë tepër të vështirë.
Afro 2400 banorë të fshatit Sheqeras që jetojnë pranë kësaj zone, ankohen që kjo situatë është kthyer në shqetësim serioz për shëndetin e tyre.
“Aktualisht kemi ndotjen e ambientit, bashkia a kush e ka dhënë token me qira, kujdestarët e tokës nuk bëjnë asnjë përpjekje për të fikur zjarrin. Këtu mëngjes darkë ka vetëm smog, tym e asgjë tjetër. Do vije një dite këtu nuk do të ketë fëmijë të rregullt nga ana e mushkërive. Të gjithëve do u prishën mushkëritë “, -tha një banor.
“Është e pamundur të ngrihesh në mëngjes e të mbash dritaret hapur, jo vetëm nga tymi por nga grama e madhe është e pamundur të marrësh ajër. Këto ditë kam mbajtur maskë sikur kam qenë në kohën e pandemisë. Është zjarri i tymit të kashtës, është e përditshme. Për fëmijët është shume keq, duhet ti mbash të gjitha mbyllur nuk merr dot ajër. Është e përvitshme këtë vit më tepër për shkak të djegies së tokave, i ka marrë një i huaj me qira dhe nuk e çajnë kokën fare “,-tha për kamerat qytetari.
“Erdhën gjithë këto tymera, vullkan. Këtu po na vdesin fëmijët, do vdesim të gjithë ne. Të merren masa”,-tha banori.
Pranë vendit ku digjen tokat torfike, të cilat janë toka kënetë të pasura me lagështi, është edhe shkolla e fshatit. Nxënësit tregojnë se çfarë u shkakton tymi i lëshuar nga zjarret që ndizen në zonë.
“Ne mëngjes nuk dalim dot asnjëherë pa maska, era e torfës është shume problematike, në klasë nuk hapim dot dritaret sepse kjo është shumë e keqe, çdo ditë ndodh mëngjes për mëngjes, me zor vijmë në shkollë”,-tha djali.
Vetë kryetari i Bashkisë së Maliqit e pranon problemin, por zgjidhjen shpreson ta japin reshjet e shiut.
“Shkaktarët kryesorë janë ata qe i kane vene zjarrin tokave torfike, është korrur sipërfaqet e grurit. Sekonda 47 për mua bënë një gabim të madh që korrja ishte mbi lartësinë e duhur morën vetëm pjesën e kallirit, lanë gjithë kashtën e kur donin të plugonin tokën i vunë zjarrin, njerëz të papërgjegjshëm.
Ato mund të fiken vetëm me përmbytje të mëdha që në këto momente nuk gjenden, jemi munduar me mjetet tona, nga ana tjetër shërbimi zjarrfikës ka bërë punë kolosale e tashmë kemi torfe të djegur, era fryn, e çon në zona të banuara, është situatë shqetësuese, shpresojmë të nisin reshjet pasi kaskadat nuk kanë më ujë “–tha Gëzim Topçiu, kryetari i bashkisë së Maliqit.
Nga 1200 hektarë që ka fusha e Maliqit, afro 600 prej tyre i përkasin zonës torfike, ose kënetore. Drejtoria vendore e policisë së Korçës gjatë fushatës së korrjes në këtë zonë ka proceduar penalisht disa zjarrvënës, por kjo nuk e ka ndalur ndotjen e zonës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë