Nesër mbahet seanca për Kosovën, çfarë pritet të ndodh në Kuvendin e Shqipërisë
Seanca plenare e së enjtes do t’i dedikohet plotësisht Kosovës. Kjo seancë e posaçme është rezervuar për diskutime lidhur me ngjarjen e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ndërsa pritet që ligjvënësit shqiptarë të votojnë një rezolutë e cila dënon sulmin e serbëve ndaj policisë së Kosovës.
Megjithatë, pavarësisht rëndësisë, opozita dhe mazhoranca u dakordësuan me vështirësi për daljen me një rezolutë të përbashkët.
Një ditë më parë Sali Berisha deklaroi se PD do të kërkojë të votohet rezoluta e tyre, pasi mazhoranca sipas tij, refuzon të bëjë përgjegjëse Serbinë për sulmin ku mbeti i vrarë një efektiv i policisë së Kosovës. Vendim i cili u ndryshua në konferencën e kryetarëve që u mbajt mesditën e së mërkurës ku u dakordësua për miratimin e një rezolute.
Axhenda parashikon zhvillimin e një mocioni me debat për këtë çështje, ndërsa i pranishëm do të jetë vetëm kryeministri Edi Rama dhe ministri i jashtëm Igli Hasani që do të shpjegojnë qëndrime e mbajtura nga Tirana zyrtare deri më tani.
Opozita ka kritikuar ashpër qëndrimin e kryeministrit Edi Rama se KFOR duhet të marrë në kontroll situatën në veri të Kosovës, duke e akuzuar se po mban të njëjtin qëndrim me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Mazhoranca, ashtu siç parashikon edhe rregullorja do të ketë shumicën e kohë për diskutime, më shumë se 2 orë e gjysmë, ndërsa Partia Demokratike gjysmën e kohës së saj.
Debate të forta pritet të ketë edhe për shkak mungesës së 8 deputetëve të Partisë Demorkatike. Gazment Bardhi dhe 7 deputetët të tjerë janë përjashtuar nga punimet e kuvendit për 10 ditë, për shkak të bllokimit të foltores seancën e shkuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Ivi Kaso nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet
Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
- 13:20 Ivi Kaso nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet
- 13:18 SHBA-të u kthejnë 81 mld dollarë kompanive, Gjykata Supreme i shpall tarifat e Trump të paligjshme
- 13:11 Magyar: Hungaria nuk duhet t’i përkasë më kurrë vetëm një partie
- 13:03 11 të vdekur nga përmbytjet masive në Pakistan
- 12:48 Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht