Integrimi i Ballkanit Perëndimor, Borrell: Duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë, të kryejnë reforma, të përmbushin standarde
“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bëjnë detyrat e shtëpisë, të kryejnë reforma dhe të përmbushin standardet, në mënyrë që të pranohen si anëtarë,” – ka qenë ky mesazhi i përcjellë nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell duke folur në një konferencë online, të organizuar nga Këshilli Atlantik.
Borrell tha se perspektiva evropiane mbetet motor i reformave në shtetet e rajonit dhe se “nuk është e drejtë të thuhet se BE-ja vetëm flet dhe nuk vepron” kur bëhet fjalë për zgjerimin me Ballkanin Perëndimor. Si prioritete në reformat në Ballkanin Perëndimor, Borrell përmendi gjyqësorin e pavarur dhe luftën kundër korrupsionit.
[
cite_header=Ne jemi duke investuar shumë para për t’i ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor për realizimin e reformave dhe për përmirësimin e ekonomive të tyre edhe të sistemit politik edhe gjyqësor në mënyrë që të afrohen me sistemin e Bashkimit Europian.
cite_author=Josep Borrell
cite_description=Diplomat dhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme
]
Sipas tij, integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është një proces që zhvillohet hap pas hapi. Borell ka folur edhe për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. Duke përmendur punën e të dërguarit special Miroslav Lajçak, Borell tha negociatat do të duhet të përfundonin me arritjen e një marrëveshjeje detyruese gjithëpërfshirëse.
Sa i përket influencës së Kinës dhe Rusisë në Ballkanin Perëndimor, Borell tha se mbështetja e BE-së për është dukshëm më e madhe se mbështetja që merr rajoni nga Kina, Rusia dhe Turqia.
“Plani ynë i investimeve ekonomike për Ballkanin Perëndimor arrin në nëntë miliardë euro për adresimin e aspekteve shëndetësore dhe ekonomike,” – tha Borrell, duke shtuar se BE-ja po përpiqet të ndihmojë me vaksina kundër COVID-19, porse edhe vetë po përballet me sfida.
“E pranojmë që po përballemi me vështirësi, sepse kemi mungesë të vaksinave (në BE), ndërsa në disa vende të rajonit, të tilla si Serbia, po zhvillohet një betejë e madhe diplomatike,” – deklaroi Borrell.
Ai po ashtu theksoi se Ballkani Perëndimor ndodhet në mesin e prioriteteve të bashkëpunimit midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kemi mjaft shenja pozitive. Administrata e re e presidentit Biden punon me aleatët, e njeh rëndësinë e BE-së dhe e konsideron atë mike, e jo vetëm partnere,” – tha kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.
Lexoni gjtihashtu:
Borell kundër Thaçit, e papranueshme kërkesa rreth mandatit të Speciales
Rusia e gatshme të ndërpresë marrëdhëniet me BE, lajmëron ministri i Jashtëm Sergey Lavrov
Reagon politikani serb pas rrahjes së djalit në oborrin e shkollës: Dhuna ishte e planifikuar
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor