Baret dhe restorantet në krizë, Ilir Dushkaj tregon masat që duhet të marrë qeveria

24 Shkurt 2021 | 06:50

Nga konferenca e përjavshme e ekonomisë, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të ketë një paketë tjetër ekonomike për bizneset e prekura nga kufizimi i orarit.

Për këtë deklaratë të kryeministrit Rama, Ilir Dushkaj, përfaqësues i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve u shpreh në Euronews Albania se vendimi është i padrejtë.

Ai theksoi se kufizimi i orareve ka prekur shumë bizneset dhe ndërkohë nuk ka asnjë mbështetje nga qeveria.

Zoti Dushkaj propozoi se qeveria duhet të zgjerojë orarin e lëvizjes, por ndërkohë duhet të kërkojnë zbatimin e ligjit të hapësirave, si distanca mes tavolinave apo edhe qytetarëve.

Teksa theksoi se tani jemi në një kohë mbijetesës ai tregoi se në biznesin e tij sot ka 5 punëtorë, nga 15 që kishte në fillim të pandemisë.

Zoti Dushkaj tha se është detyruar që të ulë edhe orët e punës për punëtorët.

Lexoni gjithashtu:

Rama: Ambicia jonë për 4 vitet e ardhshme, rritja e pagës minimale

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026