Lidershipi i Ismail Qemal Vlora, Evarist Beqiri sjell të pathënat e botimit të dytë
Në qendrën për Hapje dhe Dialog autori dhe studiuesi i lidershipit të Ismail Qemalit, Evarist Beqiri, promovoi botimin e dytë kushtuar themeluesit shqiptar.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai dha detaje për të rejat që i janë shtuar librit: “Themeluesi , lidershipi i Ismail Qemalit”.
“Kemi ndryshuar biografinë sepse e kemi pasuruar me materiale, libra, dokumente, fotografi, intervista të ndryshme. Kam sjellë intervista shumë interesante që ai ka dhënë në shtypin evropian të kohës. Një intervistë shumë interesante dhënë për Sondrero, publicistin e shquar Italian. Kemi artikujt e ‘New York Times’ të cilat shkruajnë për largimin e Ismail Qemalit, në vitin 1900 nga Stambolli dhe bujën që bëri në Evropë deri në SHBA. Kemi gjithashtu një artikull shumë interesant të vitit 1842, të një gazete austriake e cila flet për Mahmut Vlorën, për ndihmën që ai i jep ekuipazhit të një anije austriake e rënë pre e një grabitje nga piratët,” – tha Beqiri.
Figura e Ismail Qemalit është një figurë shumë dimensionale prej të cilit mund të zbulosh gjithmonë detaje të cilat nuk janë përmendur më parë. Këtë e pohon edhe studiuesi i tij, duke e konsideruar themeluesin e Shtetit Shqiptar, si një ‘oqean të pazbuluar’.
“Është si një det, si një oqean madh që gjithmonë del një element, del një dicka e re. Siç ndodhi në rastin e botimit të dytë u detyrova ta ndryshoj. Mendoj se prap do ketë gjëra dhe aktualisht kam lexuar disa fakte shumë interesante, të cilat nuk trajtohen dhe nuk ju jepet rëndësia e duhur,” – tha autori.
Sa i përket figurës së Ismail Qemalit, Beqiri u shpreh se atij nuk i është dhënë vëmendja e duhur.
Për të gjithë lexuesit dhe njerëzit e interesuar për librin “Themeluesi, lidershipi i Ismail Qemalit” gjendet në të gjitha libraritë.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West