Në Kosovë regjistrohet numri më i lartë i të infektuarve me Covid-19 për 2021

24 Shkurt 2021 | 14:08

Në Kosovë tre qytetarë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Të dhënat bëhen publike nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Pulik, i cili thotë se nga 3 138 teste të kryera,  461 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

 Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë humbur jetën 1582 persona, numër ky tepër i lartë në krahasim me infektimet.

“Numri total i rasteve pozitive është 67.469 raste nga 294.985 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.582 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.919 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.968”, thekson IKSHPK-ja.  

 

Rastet pozitive:

Prishtinë 179 raste, Gjakovë 34 raste, Pejë 28 raste, Podujevë 24 raste, Prizren 24 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Vushtrri 16 raste, Lipjan 15 raste, Viti 12 raste, Gjilan 10 raste, Obiliq 9 raste, Rahovec 9 raste, Drenas 7 raste, Malishevë 5 raste, Kaçanik 4 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Suharekë 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Mamushë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kllokot.

Autoritetet shëndetësore thotë se në orët e fundit është regjistruar numri më i lartë i infektimeve me coronavirus për këtë vit.

Ata paralajmërojnë gjithashtu se në ditët në vijim mund të vijojë rritja e infektimeve, ndaj për këtë kërkojnë nga qytetarët të zbatojnë maksimalisht masat anti-covid.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026