“Paqja në Ballkan varet nga një fije”- Gjermania shton trupat në Kosovë

29 Nëntor 2023 | 09:43

Gjermania do te dërgojë edhe 150 trupa shtesë te misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka bërë të ditur kryediplomatja gjermane, Ana Baerbock.

Këtë ajo e bëri të ditur pas takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke theksuar se paqja në Ballkanin Perëndimor “varet nga një fije”.

“Paqja shpesh varet nga një fije në Ballkanin Perëndimor. Angazhimet e NATO-s dhe të BE-së janë të koordinuara: të EUFOR, misioni, siguron sstabilitetin në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe KFOR në Kosovë. Gjermania do të kontribuojë deri në 150 trupa shtesë për KFOR-in”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu ministrja e Jashtme gjermane evidentoi përpjekjet e vahzdueshme për destabilizimin e Ballkanit.

“Veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, aktorët po përpiqen vazhdimisht të destabilizojnë. Kjo nuk ndikon vetëm në situatën në kufirin Kosovë-Serbi, por edhe në situatën në Bosnje dhe Hercegovinë. Jo vetëm NATO, por veçanërisht BE-ja është një nga garantuesit e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Bashkimi Evropian është sigurimi ynë i jetës. NATO na siguron sigurinë në këtë zonë evropiane. Kjo është arsyeja pse shkëmbimi dhe bashkëpunimi janë kaq thelbësore. Angazhimet e NATO-s dhe BE-së shkojnë paralelisht: për shembull me EUFOR në Bosnje dhe Hercegovinë dhe NATO KFOR në Kosovë”, tha ajo

Baerbock theksoi se aleanca e NATO-s duhet të veprojë veçantërisht tani për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Evropë.

“Gjatë dy viteve të fundit ne kemi parë në mënyrë dramatike se siguria dhe paqja duhet të mbrohen përsëri çdo ditë në Evropë. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që, veçanërisht në këto kohë, ne si aleancë e sigurisë së NATO-s të forcojmë së bashku mburojën tonë mbrojtëse për paqen, lirinë dhe sigurinë në të gjithë Evropën”, nënvizoi kryediplamtja gjermane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026