Hapja e kufijve ajror për Lavrov, bojkotohet takimi i Shkupit

28 Nëntor 2023 | 15:28

Ministrat e Jashtëm të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë njoftuan në një deklaratë të përbashkët se vendet e tyre nuk do të marrin pjesë në Samitin e OSBE në Shkup për shkak të pranisë së ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov.

“Prania e Sergei Lavrov në ministerialim e OSBE-së rrezikon gjithashtu legjitimimin e Rusisë agresore si një anëtar legjitim i komunitetit tonë të kombeve të lira, banalizimin e krimeve mizore që po kryen Rusia dhe faljen e shkeljes flagrante të Rusisë dhe mosrespektimit të parimeve dhe detyrimeve themelore të OSBE-së“, kane deklaruar minsitrat ne nje deklarate te perbashket.

Më herët, Ukraina konfirmoi se nuk do të marrë pjesë në samitin e OSBE-së për arsyen e njëjtë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë i dha leje avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të fluturuar mbi Bullgari.

Sipas tij, vendimi u mor pas kërkesës së Maqedonisë së Veriut – vendit që aktualisht ushtron detyrën e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026