Festimet për 29 Nëntorin, përkujtohen të rënët në luftë në Durrës
Një ceremoni përkujtimore për të rënët në luftë u mbajt paraditen e sotme në Durrës, në Mauzoleumin e Dëshmorëve, në kuadër të festimeve për 29 Nëntorin.
Të pranishëm në ceremoni ishin kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, prefekti Emiljan Jani, deputetë, zyrtarë të lartë të pushtetit vendor dhe veteranë të cilët bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule.
Të gjithë të pranishmit parakaluan përpara pllakave përkujtimore të heronjve dhe dëshmorëve të Durrësit, duke u përkulur para atyre që dhanë jetën për liri.
Shqipëria u çlirua nga pushtuesit nazistë në vitin 1944, por ka diskutime nëse është çliruar në 28 apo 29 nëntor.
Politika në këtë aspekt është e ndarë, pasi të djathtët e festojnë ditën e Çlirimit në 28 nëntor, bashkë me ditën e Pavarësisë, ndërkohë që të majtët njohin 29 nëntorin si ditë të Çlirimit.
Por kur e majta erdhi në pushtet në vitin 1997, 29 Nëntori e fitoi sërish statusin e Ditës së Çlirimit, pasi me një ligj të posaçëm u kthye në festë zyrtare.
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore
- 18:43 Vengu pret ish- presidentin Hollande: Partneriteti me Francën po jep rezultate konkrete, mbështetje për integrimin
- 18:43 Izraeli: Nuk do t’i tërheqim trupat nga Libani
- 18:43 OBSH do nisë provë klinike për trajtime të reja kundër Ebolës në Kongo
- 18:35 Turqia prezanton vizionin strategjik për teknologjitë kuantike në mbrojtje