Rreth rrotullimi i “ vdekjes”, vendi ku kanë humbur jetën dhjetëra persona

24 Shkurt 2021 | 18:16

Rreth rrotullimi në rrugën Tiranë- Elbasan, pranë qendrës tregtare TEG, është një nga njollat e zeza më të rrezikshme në vend. Në 5 vite, në te njëjtin vend, janë shënuar të paktën 50 aksidente, me më shumë se dhjetë viktima. Kreu i policisë së shtetit e ka cilësuar një gabim inxhinierik këtë nyje rrugore.

“Kemi konstatuar probleme që në projektimin inxhinerik të rrugëve që ka kanë sjellë pasoja fatale siç është rreth rrotullimi i TEG-ut ku në një segment kohor prej 3 muajsh ne kemi pasur në të njëjtën pikë 7 aksidente me pasoja fatale”, deklaroi Ard Veliu më 17 janar 2020.

Ky ‘alarm’ i drejtorit të përgjithshëm të policisë vinte pas një periudhe ku aksidentet në këtë rreth rrotullim pasionin njëri-tjetrin. 3 anëtarët e familjes Bibaj humbën jetën tragjikisht qershorin e 2019-ës teksa foristada e tyre kaloi mbi ishullin e rreth rrotullimit duke u përplasur me barrierat e betonit.

Pak javë më pas edhe një 31-vjeçar do të kishte të njëjtin fat ndërsa ngjarjet rrugore në këtë njollë të zezë detyruan entin pronar të rrugës të shtojë sinjalistikën. Sipas analizës së policisë rrugore kryesisht të rriskuarit kanë qenë drejtuesit e mjeteve që udhëtonin nga Elbasani në drejtim të Tiranës për shkak të thyerjes së menjëhershme të shpejtësisë nga 110 kilometra në orë në pothuajse se zero.

Edhe pjerrësia e rrugës në këtë aks ishte një tjetër shkak i aksidenteve me pasoja ndërsa në total sipas të dhënave të policisë rrugore, nga hapja e kësaj rruge, në këtë vend janë regjistruar rreth 50 aksidente.

 

Lexoni gjithashtu:

Nënkalimi që shmang aksidentet, ARRSH nis punën për ndërtimin e veprës me vlerë 13.7 mln euro

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026