13.7 milionë euro për nënkalimin te TEG, eksperti: Nuk do të jetë efikas

24 Shkurt 2021 | 18:38

Arben Luzi, ekspert i sigurisë rrugore e cilëson të gabuar projektin e Autoritetit Rrugor Shqiptar që do ta kthejë rreth rrotullimin e TEG-ut në nënkalim.

Ai thotë se projekti me vlerë 13.7 milionë euro nuk do t’i japë zgjidhje problemit të qarkullimit të automjeteve.

Z. Luzi tha se në këtë rast do të përsëritet situata që ndodh tek rreth rrotullimi te “Pallati me Shigjeta” dhe pranë Kopshtit Zoologjik, ku në çdo ditë bëhet trafik i madh.

“Më duket jo shumë efikas. Do një studim, një masterplan pasi do të bëhet një lidhje e shumë rrugëve. Ne kemi nënkalimin te ‘Pallati me Shigjeta’ dhe aty është një tmerr. Nëse nuk janë 5 policë në turn atje bllokohet. Jam skeptik, mbetem për një projekt më të madh”, tha ai.

Eksperti i sigurisë rrugore thotë se aksidentet në këtë rreth rrotullim kanë ardhur kryesisht për shkak të mungesës së sinjalistikës horizontale dhe vertikale.

Ai shtoi se tani që kemi një plotësim të sinjalistikës kanë ndodhur më pak aksidente.

 

Lexoni gjithashtu:

Nënkalimi që shmang aksidentet, ARRSH nis punën për ndërtimin e veprës me vlerë 13.7 mln euro

Rreth rrotullimi i “ vdekjes”, vendi ku kanë humbur jetën dhjetëra persona

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026